Hajredin Kuçi, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë në një tubim të PDK-së në Gjilan, se bartës të Fillimit të Ri, janë Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa aleatët e tjerë, përfshirë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, janë implementues.
“Bartës të fillimit të ri janë Kadri Veseli me ekipin e tij, ndërsa të tjerët, bashkë me Aleancën do të jenë implementues”, pohoi Kuçi.
“Ky është koalicioni që bashkon Kosovën, koalicioni që integron Kosovën. Do të bëjmë dialogë për ta ndaluar konfliktin dhe nënshkruar traktatin e paqes”.
“Gjatë vjetëve të kaluara e kemi drejtuar arkitekturën e republikës tonë. Kemi ndërtuar infrastrukturë të mirë ligjore, kuadro të mira, tani ka ardhur koha që ta bëjmë një zhvillim të ri, një angazhim të ri. Fillimi i Ri mbi të gjitha nënkupton besim në shtetin e Kosovës. Do ta ndihmojmë qytetarin të jetë në qendër të vëmendjes. Do ta bëjmë vendin tonë të besueshëm dhe të jetueshëm për të gjithë”.
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...