Rreth 7 vite më parë me vendim të ish-kryeministrit të atëhershëm, Isa Mustafa, është vendosur që kafshët e konfiskuara nga Dogana e Kosovës të strehohen në burgun e Dubravës.
Krijimi i një stalle për këto kafshë nuk ishte i lehtë e kushtet për kujdesin e tyre sa vijnë e keqësohen.
Kjo stallë nuk i zë të gjitha kafshët e konfiskuara, e premtimet për ndërtimin e anekseve të reja nuk kanë munguar.
Aktualisht në burgun e Dubravës janë 53 kafshë, e që nganjëherë numri rritet deri në 120 kafshë në këtë fermë, e që kapaciteti i fermës është deri në 40 kafshë.
Kështu thotë për arbresh.info, Bekim Januzaj inxhinier dhe fermer në burgun e Dubravës.
Januzaj shprehet i pakënaqur me kushtet në këtë fermë, e për këto kafshë thotë se kujdesen të dënuarit.
“Numri prezent i tyre për momenti është 53. Ky numër shkon ndonjëherë deri në 120. Kapaciteti i fermës është deri 40 krerë, kështu qe këtu shpesh here edhe trefishohet numri çka kjo nuk i plotëson kushtet fare as për 40 krerë. Na kanë premtuar prej agjencisë së veterinarisë, prej doganës, prej të gjithëve se këtu ka për tu ndërtuar edhe një aneks tjetër shtese, në te cilën prej kësaj pjese kafshët kalojnë në pjesën tjetër, atëherë do i kishte përmbushur kushtet. Dy deri në tre të dënuar kujdesen mjaftë mirë për to. Ne i ofrojmë të gjitha mundësit që mundemi, me ushqim e ujë, me shërbim veterinar, por kur kalon kapacitetin prej 40 ne nuk kemi çfarë të bëjmë” u shpreh Januzaj.
Ai thotë se këto kafshë ndahen në bazë gjinie, sipas tij për ndërtime shtesë u ka premtuar Qeveria, por tash e 7 vite nuk kanë ndërmarr asgjë.
“Kjo fermë ofron kushte minimale, deri sa nuk është pjesa e ndarë e pranimit të gjedhëve të cilat janë në bazë gjinie. Demat janë të gjinisë mashkullore, dhe gjedhat të cilët janë me viça, janë të gjithë bashkë ku nuk i plotësojnë kushtet fare dhe ne nuk mund të ndalojmë ketë sjellje se është vendim i ish-kryeministrit deri në një vendim të ardhëm këtu sjellën te gjitha krerët. Deri tash askush si ka ndaluar sjelljen e tyre”.
Januzaj, tha se shpesh ndodh që kafshët të vinë të dhunuara, të rrahura, të çara në kuka, dhe me gjakderdhje të ndryshme.
“Ne mundë të ndodh i njoftojmë veterineret të cilët janë të kontraktuar, i bëjnë shërbimet veterinare. Ata mundohen deri në maksimum për përmasimin e gjendjes, por shumë herë është e kot, shumë herë shkojnë deri te ngordhja”, tha Januzaj.
Tutje tha se, pas ngordhjes bëhen të gjitha procedurat e duhura, nga autopsia e deri te transporti në deponin e mbeturinave.
Megjithatë, ai thotë se ka raste kur gjedhet e konfiskuara iu kthehen pronarëve. E kjo ndodhe shpesh herë me anë të gjykatës.
“Po, ndodh shpeshherë ju kthehen gjedhet e konfiskuara, mund ti quajmë kontrabandistë se jo pronarë. Janë kafshë të kontrabanduara por shumë herë me vendim të gjykatës ju kthehen pronarëve kafshët të cilat i fitojnë përmes gjykatës”.
Të gjitha këto kafshë thotë se vinë nga vendet për rreth, por ka raste që kanë ardhur edhe nga Rumania e Kroacia. Por, ekipi i specializuar i Agjencisë së
Veterinarisë në bazë të analizave të bëra, e konstatojnë se cilët gjedha duhet therur.
“Së pari formohet komisioni prej tre anëtareve dhe gjedhet të cilët i parashohin qe janë për therje menjëherë i futim në listë të therjes. Në atë listë nënshkruhen tre anëtarët, nënshkruan menaxhmenti, drejtori, zëvendës drejtori edhe menjëherë formohet komisioni për therje edhe grupi punues të cilët janë të dënuarit të cilët i bëjnë therjen”, ka thënë Januzaj.
Ai thotë se, ky mish shkon në qendrën korrektuese Dubravë dhe për rreth një viti janë shpërndarë në të gjitha qendrat e paraburgimit edhe në qendrat korrektuese, ku vlera e mishit ka kaluar mbi 305 mije euro brenda vitit.
Momentalisht është ndërprerë therja e gjedhëve për shkak të një sëmundje, dhe deri në një vendimin nga Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë nuk mund të behën therje të tjera.
Në fund Bekim Januzaj tha se presin që në të ardhëm të ndërtohen stalla të reja, sepse ky vend është shume i ndjeshëm dhe vizitohet nga shume njerëz.
Ndryshe, Këto kafshë kryesisht kontrabandohen nga vendet e rajonit e që me pas konfiskohen nga Policia e Doganës së Kosovës, dërgohen për verifikim në
Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ku behet identifikimi dhe verifikimi i tyre.
Më pas këto kafshë që nuk janë të regjistruara në sistem dërgohen në fermën e burgut të Dubravës.
Për pranimin e këtyre kafshëve në fermën e Dubravës ekziston një proces i pranimit. Nga menaxhmenti formohet një komision prej tre anëtarëve të cilët bëjnë një formular, shënohet numri i kafshëve, gjinia e kafshëve, shumë herë edhe mosha e tyre edhe numri i martikullimit nëse ato kafshë e kanë numrin në veshë./Ejona Hyseni./arbresh.info/
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...
Mjegull në Sarajevë, anulohen fluturimet e këshillohet të që...