156 mijë litra naftë e destinuar për t’u eksportuar në Kosovë, pas disa ditësh qëndrimi në kufi, është rikthyer në Porto Romano të Durrësit, për shkak të mungesës së cilësisë. Tre laboratorë në Kosovë e nxorën karburantin të papërdorshëm. Administrata doganore shqiptare ka konfirmuar për Vizion Plus se janë gjithsej 6 bote me naftë, të cilat pala Kosove pretendon se nuk përmbushin një nga elementet e cilësisë.
Sipas këtij institucioni, ky është një konflikt mes shitësit dhe blerësit dhe deri sa të dy palët të zgjidhin pretendimet e tyre, dogana nuk mund të ndërhyjë. Në fakt, nafta e importuar dhe e depozituar në Porto Romano në Durrës rezultoi brenda standardit, pasi i janë bërë analizat nga Inspektorati Teknik, që certifikon cilësinë.
Por tashme pritet te këtë edhe një analizë të dytë për sasinë që do të eksportohej, me qëllim për të marrë një vendim përfundimtar. Por kthimi i naftës nga Kosova dhe rezultatet e laboratorëve atje, ngrenë pikëpyetje mbi ndryshimin e cilësisë së naftës nga importi në eksport. Tregu shqiptar i hidrokarbureve në vend është shoqëruar gjithmonë me dyshime, të cilat shpesh herë janë mbështetur edhe me deklarata zyrtare të institucioneve, se nafta në vend ka probleme të theksuara me cilësinë.
Ky fakt vjen si pasojë e përzierjes që i bëhet produktit qe vjen nga importi, me naftën që prodhohet ne vend apo me lloje të tjerë holluesish, duke rritur artificialisht sasinë. Konflikti i krijuar me mes dy bizneseve, atij shqiptar dhe atij kosovar, nuk është gjë tjetër veçse një dëshmi që tregu i hidrokarbureve vijon të ketë probleme të theksuara sa i takon kontrollit, duke dëmtuar rëndë konsumatorët dhe mjetet.
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s