Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK, sot për herë të parë u bë i mundur stentimi i arterieve karotide.
Kjo arritje u bë e mundur falë bashkëpunimit mes Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare dhe doktorit, Dimitrios Nikas nga Universiteti i Janinës në Greqi.
Drejtori i kësaj klinike, Hajriz Rudari ka treguar se si shkoi ky intervenim.
“Sot kemi zgjedh tre pacient, të tre të gjinisë mashkullore, janë të moshës së shtyrë mbi 70 vjeçar…Pacienti i parë ku është kryer intervenimi ka qenë 72 vjeçar me sëmundje kronike, të cilat na kanë imponuar që të bëhet kjo mënyrë e intervenimit. Intervenimi ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë sepse ka qenë patologjia e pacientit më e komplikuar sesa që kemi pritur dhe ka shkuar me sukses, falënderojmë dhe profesorin Dimitrios Nikas nga Universiteti i Janines në Greqi, gjithashtu dhe doktor Lulzim Vokrri dhe doktor Luan Jaha, si dhe kolegët e tjerë të Vaskulares, të cilët kanë asistuar në rastin në fjalë”, tha Rudari.
Për dallim nga herët e kaluara, intervenimi, sipas Rudarit ishte më pak invaziv dhe pacientit nuk i shkakton më shumë plagë si dhe gjakderdhje, sikurse bëhej më parë në mënyrën e hapur.
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar
Haradinaj: Masakrat janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam ...
Haxhiu takon të moshuarën që i tha Kurtit “Mos lësho pe”, i ...
“Kosova aleati më besnik i Amerikës” – kongresisti amerikan ...
Dortmundi përshpejton negociatat për transferimin e yllit të...