Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka reagua sot ndaj kallëzimit penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë që e ka paralajmërua, sot herët, Lidhja Demokratike e Kosovës, për si thuhet “për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë”.
Deputetja Kryeziu Hyseni, në një postim në Facebook, ka reaguar duke shtuar se kjo parti nuk ka bë kallëzim penal as kundër Listës Serbe, e këtë e ka bërë kundër Qeverisë së Kosovës.
“Asnjë kallëzim penal Listës Serbe, asnjë kallëzim penal ShIK-ut, dhe natyrisht tash kallëzim penal Qeverisë së Kosovës!”, ka shkruar ajo në Facebokk.
Ndryshe, LDK ka dorëzuar sot kallëzim penal, për si thotë ajo, “për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë”.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...