Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, sot do të vijë në Kosovë. Bashkë me të do të jetë edhe administratorja Fidelma Donlon.
Trendafilova dhe Donlon do të flasin për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
“Takimi ndërveprues shënon fillimin e një angazhimi të shtuar të kryetares dhe të administratores në veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së. Duke pasur parasysh rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë si rezultat i pandemisë globale COVID-19, kryetarja dhe administratorja po shfrytëzojnë mundësinë e parë për të udhëtuar në Kosovë për t’u takuar me shoqërinë civile dhe të tjerët”, thuhet në njoftimin për media.
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe administratorja do të mbajnë edhe një konferencë për media gjatë ditës.
Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median br...
Spalletti: Mbështetja e tifozërisë vendimtare për Juventus
Drejtoresha e Muzeut Louvre jep dorëheqje pas “grabitjes së ...
Nis fushata e kontrollit inteligjent të mjeteve në akset kom...
Uashington: Rizvanolli takohet me sekretarin e Brendshëm të ...
Kusari dhe Shahini bisedojnë për bashkëpunimin me sektorin p...