Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Gjykatësja, Ekaterina Trendafilova, do të vjen në Kosovë më 29 nëntor.
Ajo do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.
Në komunikatën për media nga DHSK thuhet se në këtë takim, ajo do të flasë për zhvillimet aktuale në DHSK si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve.
“Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të DHSK-së. Aktivitet i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim në Hotelin Sirius në Prishtinë 29 nëntor, 14 :30 – 16 :00”, thuhet në komunikatën për media./Arbresh.info/
Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...
Suarez mbetet jashtë listës së Botërorit
Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të krye...
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...