Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot kryetarët e Degëve të PDK-së dhe shefat e shtabeve zgjedhore, për të diskutuar për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.
Veseli gjatë këtij takimi ka vlerësuar lart angazhimet dhe performancën e degëve dhe aktivistëve që kontribuan në fushatë zgjedhore
Në këtë takim, kryetarët e degëve në menyrë unanime mbështetën qëndrimin e Kryetarit Kadri Veseli që PDK-ja të jetë opozitë.
Me këtë rast të gjithë theksuan se me angazhimin e mirëfillt, PDK-ja do të jetë opozitë e fuqishme.
Procesi i reformave të brendeshme të Partisë do të vazhdojë në mënyrë edhe më intensive nëpër të gjitha degët dhe nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës.
MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan