Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, me të cilin ka biseduar për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, dialogun me Serbinë si dhe reformat që Kosova po bën në shumë fusha.
Kryetari Veseli falënderoi Komisionerin Hahn për mbështetjen që Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës.
Ai theksoi se qytetarët e Kosovës presin që BE-ja të jetë unike sa i përket heqjes së vizave, pasi tashmë çdo kriter është plotësuar.
Kryeparlamentari Veseli theksoi se është e padrejtë për qytetarët e Kosovës që edhe pas plotësimit të kritereve të kërkuara, të mbesin të vetmit të izoluar në Ballkan.
Sa i përket dialogut me Serbinë, kryetari Veseli theksoi se Kosova është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje finale, që do të zgjidhë një herë e përgjithmonë të gjitha çështjet e hapura e në të njëjtën kohë i hapë rrugë Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, OKB, NATO dhe organizata të tjera.
Në lidhje me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, Kryeparlamentari Veseli e njoftoi Komisionerin se Kuvendi i Kosovës do të miratojë ligjet për këtë, me 14 dhjetor. Ai theksoi se ky vendim do të jetë një hap i rëndësishëm për ruajtjen e paqes në Ballkan, duke forcuar po ashtu partneritetin me NATO-n./arbresh.info/

Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...