Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetët e Asamblesë Nacionale të Francës, Pierre Pribetich, Jean-Louis Roumégas, Frédéric Petit dhe Marine Hamelet, të cilët u shoqëruan nga ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guérot.
Kryekuvendari Konjufca iu uroi mirëseardhje mysafirëve dhe e vlerësoi vizitën e tyre në kuadër të përafrimit dhe rritjes së bashkëpunimit mes institucioneve tona legjislative.
Ai tha se Republika e Kosovës është mirënjohëse për kontributin e ardhur nga Franca dhe duke e pasur atë shtet aleat me të cilin ndan vlerat dhe qëllimet, Kosova synon të rrisë gjithnjë e më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Kryetari Konjufca i falënderoi mysafirët për bisedën e frytshme dhe tha se Kosova është plotësisht e angazhuar dhe e përkushtuar përballë nevojës së thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të gjithanshëm midis vendeve tona, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së Francës për Kosovën në rrugën tonë të aspiratave zhvillimore dhe të integrimeve ndërkombëtare.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...