Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se një 71-vjeçar nga Studimja e Epërme, është infektuar me Covid-19.
“Sot, një qytetar i Vushtrrisë i lindur në vitin 1949, nga Studimja e Epërme është referuar nga shërbimi i urgjencës në QMF 1, si rast i dyshuar për Covid 19, për në kliniken infektive”, ka shkruar Tahiri, i cili bëri me dije se tashmë ka filluar bashkëpunimi për të identifikuar personat e mundshëm si rast kontakti.
Postimi i plotë i Tahirit:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë
1 muaj më pas, armiku i fshehtë, virusi Covid 19 është rishfaqur në qytetin tonë.
Sot, një qytetar i Vushtrrisë i lindur në vitin 1949, nga Studimja e Epërme është referuar nga shërbimi i urgjencës në QMF 1, si rast i dyshuar për Covid 19, për në kliniken infektive.
Pas testimeve në IKSHPK i njëjti ka rezultuar pozitiv. Gjurmimet epidemiologjike për këtë rast kanë filluar dhe në bashkëpunim me IKSHPK do të testohen kontaktet e këtij rasti.
E kemi thënë vazhdimisht se nuk ka vend për relaksim, Shtabi Emergjent ju apelon që të mbani distancën, të përdorni mjetet mbrojtëse/maskat dhe të kujdesemi e të ruajmë njëri tjetrin.
Ne, bashkë, me disiplinë e fituam njëherë betejën me Coronavirus, lufta vazhdon deri në zbulim të vaksinës, POR bashkë duke qenë të kujdesshëm e fitojmë edhe këtë betejë dhe mbajmë qytetin dhe ekonominë hapur. Kjo varet prej secilit nga NE.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...