Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se komunat në Kosovë ende nuk e kanë në dispozicion për shfrytëzim buxhetin për vitin 2026, pavarësisht se ai është miratuar nga Qeveria dhe është dekretuar nga Presidenca.
Sipas Totajt, edhe pse jemi në mes të muajit mars, komunat vazhdojnë të mos kenë qasje në fondet buxhetore.
“Përkundër faktit se buxheti i vitit 2026 është aprovuar nga Qeveria dhe dekretuar nga Presidenca, edhe pse jemi në mes të muajit Mars, komunat akoma nuk e kanë në dispozicion për shfrytëzim! Dyshohet se Ministria e Financave i ka të ndara në pritje për ekzekutim të pagesave përmbarimore nga buxheti i Komunave një vlerë të përafert reth 100 M€ ! Kjo mënyrë e të vepruarit nga ana e Ministrisë do të ketë për pasojë ç’rregullimin e funkcionimit të buxheteve Komunale”, shkroi ai./Arbresh.info
Izraeli bombardon centralin bërthamor në Iran
Autorizohet pagesa e subvencioneve të mbetura bujqësore për ...
Prishtina dënohet me dy ndeshje pa praninë e shikuesve
APTAMIL 1 dhe APTAMIL 2 tërhiqen nga tregu
Rama i dërgon mesazh të fortë Vuçiqit: Nëse Kosova preket, p...
Tensionohet situata jashtë Kuvendit të Shqipërisë, protestue...