Në Komunën e Mamushës mbreme është paraqitur rasti i dytë me koronavirus.
Kryetari Abdulhadi Krasniqi thotë se dy rastet janë të ndara dhe nuk lidhen me njëra tjetrën.“Dyshimet tona lidhen me blerjet që këta persona kanë bërë për Festën e Bajramit jashtë komunës sonë”, tha ai për RTV Dukagjinin
Kryetari i Mamushës thotë se janë venë menjëherë në kërkim të kontakteve të personave të infektuar në mënyrë që të ndalohet përhapja e mëtejme e virusit.
Duke folur për pacientët e prekur nga kjo komunë, Krasniqi thotë se njëri i prekur është një grua që nuk është e punësuar ndërsa për pacientin tjetër thotë se rasti është më shqetësues pasi i njëjti ka pasur një lokal të vogël familjarë dhe mund të ketë pasur kontakte me persona tjerë.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron