Pas arritjes së pllakave nga Gjermania, sot ka filluar menjëherë vendosje e tyre në hapësirën e shëtitores kryesore të qytetit, duke filluar nga ajo përreth shtatores së heroit Isa Boletini.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka dalë të shtunën në shëtitore ku ka biseduar me punëtorët dhe drejtuesit e kompanisë punëkryese.
“Po shihet se pllakat e prodhimit gjerman janë të cilësisë së lartë. Ju duhet të keni kujdes gjatë shtrimit të tyre, pra të bëni punë cilësore në mënyrë që pllakat as gjatë punës, por as në të ardhmen të mos mund te dëmtohen lehtë.
Qytetarët me padurim po e presin përfundimin e këtij projekti, andaj ju nuk duhet t’i zhgënjeni ata”, ju ka thënë kryetari Bahtiri punëtorëve që po i vendosnin pllakat.
Kryetari Bahtiri, sipas njoftimit në faqen zyrtare të kësaj komune, ka kërkuar nga punëkryesi, që punët në shëtitore të kryhen sa më shpejt, në mënyrë që të mos hyhet në sezonin kur moti mund të përkeqësohet dhe të shkaktoj probleme gjatë punës. /arbresh.info
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...