Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Enver Peci ka pritur sot në takim, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me të cilën kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe adresimin e çështjeve të caktuara që ndërlidhen me dy pushtetet, atë gjyqësor dhe ekzekutiv.
Kryetari Peci shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë, në kuptim të zbatimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, në koordinimin e nevojshëm rreth komisioneve të ndryshme, ku kërkohet angazhimi i gjyqtarëve dhe në çështje tjera që ndërlidhen me bashkëpunimin ndërinstitucional.
Në anën tjetër, edhe ministrja Haxhiu e konsideroi të nevojshëm thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimin për aktivitetet mes tyre./arbresh.info/
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...