Kryetari i ri i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, në intervistën e tij dhënë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, ka thënë se ngritjen e tij në pozitën e kryetarit të Apelit ia dedikon qytetarëve dhe assesi politikës.
“Pozitën të cilën tani e kam marrë, kryetar i Gjykatë së Apelit, ua dedikoj vetëm qytetarëve të Kosovës. Në asnjë moment kurrë s`ka pasë ndikim tek unë politika. Unë me punën time profesionale rreth 17 vite punoj, duke filluar nga Gjykata në Pejë dhe puna ime profesionale më ka shtyrë që edhe këtë detyrë ta pranoj dhe kam dëshirë të sfidohem për punën time”, ka thënë Hasan Shala, kryetar i Gjykatës së Apelit.
I pyetur për përmendjen e emrit të tij nga nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci, në aferën e përgjimeve të publikuara nga “Insajderi”, Shala ka thënë se nuk ka kërkuar nga askush ndonjë favor dhe se emri i tij është përmendur pa lejen e tij.
“Adem Grabovci nuk më ka përmend, por Adem Grabovci ka bisedu me një koleg timin edhe pa më pyetur mua fare e kanë marrë bisedën time si çdo qytetar. Adem Grabovci edhe shumë tjerë unë i njoh edhe të politikës, edhe të PDK-së edhe të LDK-së edhe të AAK-së. Edhe prej të gjithë këtyre kam edhe urime dhe më kanë uruar për postin të cilin e kam pranuar. Adem Grabovcin e njoh përafërsisht mund të ndodhë që 30 vite, nga koha e ilegalitetit, por jo vetëm Adem Grabovcin por njoh edhe shumë tjerë”, ka thënë kryetari i ri i Gjykatës së Apelit, për emisionin “Drejtësia në Kosovë”. /Kallxo.com
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit