I pari i Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar pas sulmit që ndodhi ndaj portierit të Ballkanit, në komunën e tij.
Ai shpreh keqardhje për këtë rast derisa Stivi Frashërit i uron shërim të shpejtë.
Hyseni po ashtu shkruan se skena të tilla nuk duhet të shohim askund, aq më tepër në sport.
“Në Gjilan po zhvillohej sot njëra prej ndeshjeve më të mira të sezonit në futbollin tonë. Gjilani përballë Ballkanit të Suharekës në ndeshjen përcaktuese për titull. Gjithçka shkoi për së mbari deri në momentin kur filloi përleshja ne fushë, për më keq u sulmua edhe portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri.
Shpreh keqardhjen time për këtë që ndodhi sot në Gjilan dhe Frashërit i uroj shërim të shpejtë. Skena të tilla nuk duhet të shohim askund, aq më tepër në sport”, ka shkruar ai. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Flasin nga spitali i Gjilanit, gjendja e Stivi Frashërit është stabile
Ramush dhe Anita Haradinaj vizitojnë Loredana Zefin në Feriz...
Deklarata e Konjufcës për Osmanin, reagon Meliza Haradinaj
Tuneli në Tophane lirohet prej mbeturinave
Glauk Konjufca e quan “frizerkë” Vjosa Osmanin
Shqipëria dhe Mali i Zi nxisin avancimin e projekteve ndërku...
Hamza nga Vushtrria: PDK e gatshme dhe e mobilizuar për ndry...