Edhe 3 vjet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që 24 hektarë tokë t’i takojnë Manastirit të Deçanit, komuna është e vendosur në moszbatim të tij.
Kjo, pavarësisht presionit dhe thirrjeve të vazhdueshme të diplomatëve të huaj në Kosovë që kjo tokë të bartet në emër të manastirit, sipas vendimit të Kushtetueses.
Së fundmi, thirrje Komunës që ta respektojë vendimin e gjykatës, i bëri sërish përfaqësuesja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Por, kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, nuk e ka ndërmend të lëvizë nga qëndrimi i tij, edhe nëse kjo sjell pasoja dhe i kushton me vendin e punës, raporton KTV.
Ai ka përsëritur se vendimi i Kushtetueses ishte i njëanshëm.
Ramosaj tregon arsyet se pse ky vendim nuk mund të zbatohet.
Sipas tij, vendimi është një goditje për zhvillimin ekonomik të Komunës së Deçanit, i cili, siç thotë, po e vret shpresën e qytetarëve të kësaj komune.
Sipas shoqërisë civile, fajin për situatën e krijuar e kanë liderët udhëheqës të shtetit, të cilët po heshtin karshi këtij vendimi.
E quajnë kryekëput politik vendimin e Kushtetueses.
Manastiri i Deçanit e ka penguar edhe ndërtimin e rrugës e cila lidh këtë qytet me Plavën dhe Gucinë.
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...