Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli tha se dje është shkelur Kushtetuta dhe ligji me rastin e arrestimit dhe depërtimit të shtetasve turq nga institucionet e Kosovës.
Havolli theksoi se më brengosëse janë deklarimet e krerëve që kanë dhënë deklarata kontradiktore për arrestimin.
“Konventa Evropiane, neni 6, garanton të drejtën për proces të rregullt e këtë e garanton edhe Kushtetuta e Kosovës dhe çështja e mos respektimit për procesin e rregullt dhe deportimi i tyre është shqetësim për ne si avokati”, tha Havolli pas një takimi që pati me kryetarin e Unionit të Odave të Avokatëve të Turqisë Metin Feyzioglu
Kryetari i Odës së Avokatëve tha se nuk kanë asnjë informacion dhe kjo siç tha ai ka qenë befasi e madhe edhe për ta.
Ndërsa duke folur në lidhje me arrestimin e shtetasve nga shteti i tij, Feyzioglu ka thënë se është përgjegjës që t’ia tërheqë vërejtjen Kosovës kundrejt organizatë së Fethullah Gulen.
Ai nuk ka komentuar mënyrën e depërtimit të shtetasve turq duke thënë se nuk e njeh atë sistem.
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh
Von der Leyen mirëpret armëpushimin Izrael-Liban
Gjykimi i Thaçit në rastin e administrimit të drejtësisë, ca...
“Rudiger më ka fyer” – Stanisic akuzon mbrojtësin e Re...
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...