Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë në Republikën e Kosovës me rastin e Krishtlindjes, duke u dëshiruar paqe, shëndet, mirësi dhe harmoni.
Duke e cilësuar festë që thekson besimin dhe nevojën për ndihmë të pakushtëzuar ndaj të tjerëve, për mbështetjen e atyre që kanë më shumë nevojë dhe për përkrahjen e atyre që angazhohen për drejtësi dhe mirëqenie të përbashkët, kryetari Basha ka potencuar harmoninë ndërfetare, mirëkuptimin dhe unitetin kombëtar, të cilat janë vlera të ndërtuara dhe të përcjellura ndër breza.
Kryetari i Kuvendit ka kujtuar gjithashtu rilindësit tanë, si Pashko Vasa dhe Naim Frashëri, të cilët i promovuan këto vlera dhe i shndërruan në një mesazh të qartë: mbi çdo dallim tonë qëndron dashuria ndaj atdheut.
“Këto vlera janë themel i bashkëjetesës sonë dhe na kanë bashkuar ndër breza, duke na bërë më të fortë si shoqëri dhe si shtet. Qoftë kjo festë një gëzim i ngrohtë familjar dhe me plot shpresë e besim për ditë më të mira për të gjithë. Gëzuar Krishtlindjen dhe pritshi shumë mote me paqe, dashuri dhe begati”, ka thënë kryetari Dimal Basha në urimin e tij drejtuar shqiptarëve të besimit katolik.
Ambasadori britanik në Kosovë uron Krishtlindjen
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...