Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, mori pjesë në aktivitetin që u mbajt sot në Pejë, në nderim të policëve të rënë në krye të detyrës, ngjarje tradicionale kjo e organizuar nga Sindikata e Policisë së Kosovës.
Në fjalën e tij kryetari Dimal Basha shprehu mirënjohjen më të thellë për familjarët e policëve të rënë, të cilët, siç tha ai, mbeten shembulli më fisnik i sakrificës dhe dashurisë për atdheun. Heroizmi i tyre, shtoi kryetari Basha, është vazhdimësi e lavdisë sonë kombëtare, që përcillet nga brezat që trasuan rrugën drejt lirisë e deri tek zyrtarët tanë policorë që sot mbrojnë rendin kushtetues të shtetit tonë.
Kryetari i Kuvendit tha se Policia e Kosovës është ndër institucionet më të besuara dhe më të respektuara në vend, fakt ky i dëshmuar edhe nga raportet ndërkombëtare, ku Kosova renditet si vendi më i sigurt në Evropë, dhe i treti në botë.
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës shpreh respektin dhe mirënjohjen më të lartë për të gjithë zyrtarët policorë që çdo ditë qëndrojnë në vijën e parë të mbrojtjes së rendit, ligjit dhe sigurisë publike. Kujtimi për policët tanë heroikë do të mbetet përherë i gjallë në zemrat tona. Sakrifica dhe përkushtimi i tyre do të frymëzojë çdo brez që vjen, për ta dashur atdheun tonë me të njëjtin ideal, me të njëjtin guxim dhe me të njëjtin shpirt sakrifice”, theksoi kryetari Basha./Arbresh.info
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...
KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabili...
Rama: Ambientet e reja sportive dhe këndi i lojërave për fëm...
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...