Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Prizren, ku janë mbajtur zgjedhjet e Rinisë Demokratike të Kosovës.
Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se kryetare e Rinisë Demokratike të Kosovës është zgjedhur Adelina Morina.
“Adelina Morina është Kryetarja e re e Rinisë Demokratike të Kosovës në Prizren, e zgjedhur nga rinia e qytetit tonë të bukur, si përfaqësuese e tyre. Një nxënëse e shkollës së mjekësisë, e cila, me vetëm 18 vjet ka një numër të madh të çertifikimeve dhe kualifkimeve profesionale dhe vullnetare”, ka shkruar Krasniqi.
“Entuziaste, ambicioze, energjike, intelegjente dhe, mbi të gjitha, me vullnet të hekurt për të mobilizuar rininë prizrenase për të bërë ndryshime që dëshirojnë t’i shohin në komunitetin e tyre. Me aktivistë të tillë, të rinjë dhe të reja që po angazhohen nëpër çdo qytetet të Kosovës, ndërtimi i të ardhmes që dëshirojmë është më i mundshëm se asnjëherë”, ka shkruar tutje ai./arbresh.info/
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...
Haradinaj: Diaspora dhe Kosova janë një
Smajl Latifi betohet për mandatin e katërt radhazi si kryeta...
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes