Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim Drejtoreshën e Programit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovë, Sarah Olmstead dhe Drejtorin Ekzekutiv të Fondacionit të Mijëvjeçarit të Kosovës, Petrit Selimi.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i kërkesës për mbështetje në financimin e projekteve, që ndërlidhen me fushën e teknologjisë informative nga Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës.
Gjithashtu, me këtë rast, u prezantuan edhe projektet e sistemit prokurorial, me theks të veçantë ato që kanë të bëjnë me qasjen e publikut në të dhënat statistikore të institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe qasjen e personave të autorizuar në informacionet për lëndët që janë në proces.
Po ashtu, përfaqësuesit e Fondacionit të Mijëvjeçarit të Kosovës, shprehën gatishmërinë dhe interesimin e tyre për të mbështetur sistemin prokurorial me anë të financimit dhe implementimit të projekteve të teknologjisë informative, sidomos të atyre që ndërlidhen me transparencën publike./arbresh.info/
Sërfist kafshohet nga peshkaqeni në Australi, sulmi i katërt...
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën