Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ramë Manaj, i shoqëruar edhe nga Kryetari i Delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë për çështjen e personave të zhdukur, Ibrahim Makolli dhe Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit, Kushtrim Gara, kanë pritur në takim shefin e EULEX-it , Lars – Gunnar Wigermark, i shoqëruar edhe nga zyrtarët e EULEX-it, Daniele Pancheri dhe Melinda Bytyqi.
Gjatë takimit, krahas diskutimit dhe vlerësimit të bashkëpunimit të deritanishëm, u fol edhe për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë, si dhe për regjistrin qendror të personave të zhdukur dhe bashkëpunimin me Serbinë në lidhje me çështjen e personave të pagjetur.
Kryesuesi i Komisionit, krahas vlerësimit dhe shprehjes së mirënjohjes për bashkëpunimin dhe angazhimin e deritanishëm në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, shprehi gatishmërinë edhe për vazhdim të bashkëpunimit të mëtejmë në përpjekjen për zbulimin e fatit të personave të pagjetur.
Shefi i EULEX-it, Wigermark, po ashtu shprehi gatishmërinë që megjithë ndryshimet në mandatin e EULEX-it, do të vazhdohet me përkrahjen dhe bashkëpunimin e mëtejmë me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...