Vazhdimi i seancës së Kuvendit, rreth interpelancës së kryeministrit Hoti, për dialogun Kosovë-Serbi, që ka pasur të mbahet të enjten, është shtyrë deri në një vendim të radhës nga Kryesia e Kuvendit.
Një deputet i Kuvendit në kushte anonimiteti i ka thënë Gazetës Blic, se arsyeja e shtyerjes së kësaj seance, është ngritja e aktakuzave nga Gjykata Speciale, ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Vazhdimi i saj, sipas njoftimit që u është bërë deputetëve, do të vendoset ditëve në vazhdim nga Kryesia e Kuvendit.
“Seanca është shtyrë deri në një vendim të Kryesisë së Kuvendit. Arsyeja është ngritja e aktakuzave ndaj Thaçit dhe Veselit”, i ka thënë ky deputet Gazetës Blic.
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...