Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka pritur në takim Zëvendësdrejtorin e Qendrës Ndërkombëtare për Rikuperimin e Pasurive të Institutit të Bazelit për Qeverisje, Iker Lekuona, i shoqëruar nga eksperti i këtij Instituti në Kosovë, Eric Stonecipher dhe Këshilltari i Lartë Ligjor në UNDP, Albert Avdiu.
Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit kanë diskutuar për përmirësimin e kapaciteteve për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe identifikimin dhe kthimin e aseteve të fituara me vepër penale.
Kryeprokurori Isufaj, ka vlerësuar se takimet e tilla janë të rëndësishme për të shkëmbyer eksperiencat, për të marrë mbështetje dhe për të koordinuar veprimet në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e drejtësisë penale, si dhe shërbejnë për të ndihmuar në forcimin e kapaciteteve institucionale në Kosovë./Arbresh.info/


Tottenham mposhtet nga Nottinghami dhe rrezikon seriozisht r...
Ushtria e Iranit thotë se Hormuzi do të “mbyllet plotësisht”...
Bëhet thirrje për kursim të ujit në Ditën Botërore të Ujit
Bajrami: Qeveria të ulë urgjentisht taksat në karburante
Aksident i rëndë në Skenderaj, lëndohen gjashtë persona
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...