Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, konfirmoi për KALLXO.com gjetjen e një trupi të pajetë të një personi në kërkimet e sotme të ekipeve të Policisë dhe FSK-së në lumin Lepenc.
“Mund t’ua konfirmoj se është gjetë trupi i një personi që 99 përqind është trupi i policit Armend Trena. Aktualisht nuk mund të konfirmoj më shumë”, tha Jashari.
Më herët, gjetja e trupit të policit të zhdukur që nga e shtuna e 28 prillit është konfirmuar nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 40, në kilometrin e 6-të (në hyrje të Hanit të Elezit) nga vend i aksidentit në lumin Lepenc, kanë gjetur trupin e pa jetë të policit Armend Trena”, thuhet në komunikatë.
Armend Trena është gjetur pesë ditë pasi ekipet e kërkimit gjetën në lumin e lepenc trupin e pajetë të policit Malësor Dashit.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...