Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësuesit shqiptarë të komunave të veriut të Kosovës.
Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Qeveria është e përkushtuar që të jetë sa më afër banorëve atje për të adresuar shqetësimet e tyre.
“Kam pritur disa nga përfaqësuesit shqiptarë të komunave të veriut të Kosovës. Në takim u njoftova për bashkëjetesën mes komuniteteve në këtë pjesë të Kosovës, gjendjen aktuale dhe nevojën e mbështetjes institucionale për mirëqenien e qytetarëve në këto komuna. Bashkëbiseduesit i sigurova se Qeveria është e përkushtuar që të jetë sa më afër banorëve atje për të adresuar shqetësimet e tyre”.
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...