Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim U.D. Shefin e EULEX-it, Bernd Thran, me të cilin ka biseduar rreth fuqizimit të sundimit të ligjit në vend dhe procese të tjera të rëndësishme.
Gjatë takimit, Haradinaj, e ka njoftuar U.D. Shefin e EULEX-it, Bernd Thran, për zhvillimet e gjithanshme politike, ekonomike dhe ato të sigurisë në vend.
Po ashtu ata kanë biseduar edhe procesin zgjedhor i cili siç tha Haradinaj, ka qenë një proces fer dhe demokratik përmes së cilës është treguar një pjekuri e lartë politike, njofton arbresh.info
Kryeministri në detyrë me këtë rast ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim dhe forcim të rendit dhe ligjit në Kosovë duke vlerësuar rolin e EULEX-it përgjatë këtyre viteve në vend dhe se sipas tij duke e ndihmuar sistemin tonë të drejtësisë, është ndihmuar gjithë shoqëria.
Nga ana e tij, Bernd Thran, falënderoi Haradinajn për pritjen dhe për bashkëpunimin e deritanishëm me Qeverinë e Kosovës./arbresh.info/

Kompany: Nuk ka përfunduar asgjë ende dhe duhet të qëndrojmë...
Deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit për deklar...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prizren
Rama ndan pamje nga punimet në mbikalimin që lidh Qendrën me...
Kurti viziton Mitrovicën e veriut
Tri super përballje në elitën e basketbollit kosovar –...