Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e Pashkëve Ortodokse.
Në urimin e Mustafës thuhet se ashtu sikurse edhe në kremtet tjera, edhe për Pashkët Ortodokse, populli i Kosovës manifeston ndjenjën e solidaritetit dhe të mirëkuptimit.
“Kosova ka qenë dhe do të mbetet vend i tolerancës fetare, i respektimit të ndërsjellë për të gjithë qytetarët e saj pa dallim etnie, kulture dhe feje.
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Peshkopit Teodosije dhe besimtarëve ortodoksë serbë të Kosovës ua uroj Pashkët, me shpresën që këtë ditë të madhe të ringjalljes së Krishtit dhe përtëritjes së besimit ta kalojnë në paqe e harmoni.
Në këtë ditë të veçantë, ju uroj të gjithë besimtarëve, të gjithë qytetarëve si dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, më shumë harmoni dhe dashuri në familjet e tyre dhe në shoqërinë tonë.”, përfundon urimi i kryeministrit Mustafa./Arbresh.info/
Kurti kujton protestat studentore të ‘81, viziton veprimtari...
Berisha i AAK-së: Jemi në një situatë të rëndë sa i përket s...
Çka ndodhi dje me Gjestin? Zbulohen detaje
Tchouaméni: Më e rëndësishmja nuk është gjendja ime, por fit...
Kryesia e GUXO në Deçan largohet nga subjekti pas moskandidi...
Tahiri: Kosova në situatën më të rëndë pas pavarësisë, ekono...