Kryeministri Kurti e falënderon për bashkëpunim komandantin e KFOR-it Franco Federici

13:30 | 14 Tetor 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka pritur mbrëmë në takim lamtumirës komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajori Franco Federici.

Në njoftimin nga Zyra kryeministrit për komunnikim publik thuhet:

“Kurti e falënderoi komandantin Federici për kontributin në thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe bashkërendimin e veprimeve ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për punën dhe rolin e rëndësishëm të Komandantit të KFOR-it gjatë gjithë mandatit të tij në qëllimin e përbashkët për ruajtjen e sigurisë në Republikën e Kosovës”,  thuhet në komunikatë, shkruan arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara