Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka thënë se Marrëveshja e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është ratifikuar në parlamentet e dy shteteve dhe kjo çështje, sipas tij, është e mbyllur.
Kryeministri malazez deklarimet për çëshjen e demarkacionit i ka bërë duke komentuar edhe deklaratat e Albin Kurtit, lidhur me atë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk është e mbyllur.
“Ajo për çfarë që mund të bisedojmë është tërheqja e vijës kufitare në lidhje me gjendjen në terren, për çfarë na jep të drejtë Marrëveshja për kufirin. Kjo nuk është çështje e kufirit, por çështje e vijës kufitare dhe në këtë proces ne do t’i dëgjojmë propozimet e tyre [Kosovës] dhe me siguri do të kemi edhe ne propozimet tona”, tha Markoviq, për Televizionin publik të Malit të Zi.
Ai ka shtuar se ndjehet i lumtur për mesazhet pozitive, që fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti, i ka dërguar në drejtim të Malit të Zi.
“Mali i Zi është gjithmonë i gatshëm për dialog, gjithmonë i gatshëm për të dëgjuar palën tjetër, por natyrisht edhe për të mbrojtur pozicionin dhe interesin e vet pa kompromis dhe në vazhdimësi”, tha ai. /Telegrafi/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...