Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ditë më parë ka arritur të përfundojë një tjetër tender në lidhje me “Shërbime të shtypjes, marketingut dhe shërbime të skenografisë për raste ceremoniale dhe festive”.
Për këtë tender fillimisht janë ndarë 98 mijë e 500 euro, raporton Arbresh.info.
“Shërbime të shtypjes, marketingut ,dhe shërbime të skenografisë për raste ceremoniale dhe festive”, thuhet në përshkrimin e kontratës.
Ndryshe, në vazhdimësi qeveria e Kosovës ka thënë se janë ndaluar shumë projekte përshakë të buxhetit të vogël dhe pasojat që ka shkaktuar pandemia COVID-19.


Në tenderin e publikuar nga Prokurimi, vlera e përgjithshme e kontratës është 96 mijë e 323 euro me kohëzgjatje për 3 vite./Arbresh.info/
Limaj i shkruan Bedri Hamzës: Nisma e gatshme për t’iu bashk...
Haxhiu dekreton një sërë ligjesh, përfshirë anëtarësimin në ...
Isufaj pret delegacion amerikan e ndërkombëtar, në fokus sun...
Thaçi: Ka ardhur koha që presidenti të zgjidhet drejtpërdrej...
Programi europian për bashkitë, Rama: Investim strategjik pë...
Zjarr i madh në një servis në Pejë – digjen disa automjete, ...