Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim Shefin e Njësisë D3 për Kosovën, pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, David Cullen, me të cilin diskutuan për avancimin e perspektivës evropiane për Kosovën.
Kryeministri Haradinaj e njoftoi z. Cullen për masat që i ka ndërmarrë kabineti i tij qeveritar për të dinamizuar implementimin e MSA-së dhe ERA-s, për reformat në sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe në përmirësimin e kushteve të klimës së biznesit në Kosovë.
Nga ana e tij, z. Cullen e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, dhe ia përcolli falënderimet nga Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, në përkushtimin e shtuar të Qeverisë së Kosovës për agjendën evropiane. Z.Cullen poashtu shprehu gatishmërinë e Komisionit Evropian për mbështetje buxhetore sektoriale, kryesisht në fushat e administratës publike dhe energjisë, shkruan arbresh.info.
Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Administratës Publike, z.Mahir Yagcillar, i cili u zotua në drejtim të angazhimit politik për mbështetjen buxhetore sektoriale në Reformën e Administratës Publike./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron