Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e SBASHK-ut, të kryesuar nga kryetari, Rrahman Jasharaj, për të diskutuar kërkesat e këtyre të fundit si dhe për mundësinë e zbatimin e tyre.
Greva e nisur ditë më parë nga punëtorët arsimorë për zbatimin e kërkesës për njohjen e statusit të mësimdhënësve të viteve ’90 sipas Kryeministrit Haradinaj,
është e drejtë e tyre dhe se Qeveria këtë e sheh si obligim moral që duhet përfunduar e jo si formë presioni.
Përfaqësuesit e Sindikatës kërkuan që sa më parë të gjendet një formulë dhe të fillojnë së zbatuari kërkesat e tyre. Nga ana tjetër Kryeministri Haradinaj tha se
“Qeveria është duke i trajtuar me seriozitet kërkesat e sindikatave të Arsimit. Zgjidhja dhe zbatimi i kërkesave tuaja është çështje të cilën po e trajtojmë me
kujdes dhe përkushtim, por kjo çështje kërkon kohë”.
Në takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut, ishin edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe ministri i Financave, Bedri Hamza./arbresh.info
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...
E ardhmja e Rashford në Barcelonë mbetet e paqartë