Deputeti Labinot Tahiri ka njoftuar se shumës së mbledhur për të ndihmuar Aurora Krasniqin, vajzën e sëmurë nga Leukemia, i janë shtuar edhe 500 euro nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Aurora Krasniqi është një vajzë e re e cila vuan nga Leukemia. Ajo është dërguar në Turqi ku edhe i duhen para shtesë për shërimin nga kjo sëmundje.
Deputeti Labinot Tahiri, mori iniciativë për të ndihmuar Aurorën përmes mbledhjes së donacioneve të shumta.
Postimi i plotë i deputetit Tahiri:
Edhe kryeministri, Z. Ramush Haradinaj, ndihmoi Aurora Krasniqi!
Është shumē e rëndësishme që të realizohet mobilizimi në diqka të mirë! Në këtë rast, jam shumë krenarë që, edhe elita politike, normalisht me mundesite e veta, i’u janë bashkuar aksionit; ta ndihmojmë, Aurora Krasniqin.
Familja Krasniqi dhe ne, të jemi mirnjohës, Z Kryeministër.
Faleminderit për donacionin ( 500) EURO).
Vazhdojmë aksionin.
Labi
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...