Banorët e Krushës së Madhe dhe të Vogël kanë protestuar në shenjë revolte me uljen e dënimit ndaj kriminelit serb, Darko Tasiq.
Selami Hoti, kryetar i fshatit Krushë e Madhe tha se kanë ardhur para Pallatit të Drejtësisë për të folur me gjykatësin, raporton portali arbresh.info

“Kemi ardh këtu para pallatit për të shprehur revoltën tonë. Ne tani do të futemi brenda me një grup prej pesë familjarëve të bisedojmë me kryetarin dhe pastaj te shohim” , tha ai.
Shpresa Shehu përfaqësuese e fshatit Krushë e Vogël tha se është shumë fyerje ndaj tyre si familjarë ulja përgjysmë e dënimit ndaj serbit Darko Tasiq.

“Jemi të indinjuar jemi shumë të mërzitur kjo është padrejtësi shumë e madhe ti përgjysmohet dënimi kriminelit serb”, tha ajo.
Ndërkohë Tasiqit i është ulur dënimi nga 23 vjet sa i kishte në 11./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...