Është koha e përgatitjes së turshive. Tradicionalisht në vendin tonë përgatiten lloje të shumta.
Edhe Kooperativa Bujqësore “Krusha” është furnizuar me specat për përgatitjen e turshive, raporton portali arbresh.info
Specat me kos, krahas ajvarit, kërkohen më së shumti nga konsumatorët. Drejtoresha Fahrije Hoti, tregon edhe për llojet tjera të turshive të përgatisin gratë e Krushës.
“Të gjitha produktet kërkohen në mënyra të ndryshme por kemi ajvarin dhe speca me kos. Këto dy artikuj kërkohen më së shumti ku pasojnë specat me lakra, spec i hapur, domate karota etj”, tha ajo
Ato furnizohen më lëndë të parë nga fermerët vendorë, por Hoti thotë se nuk është e mjaftueshme.
Këto gra angazhohen në secilën vijë të prodhimit, deri në paketim e ambalazhim.
Pandemia ka shkaktuar probleme edhe në këtë sektorë.
“Kemi pas dy mauna t’i eksportojmë, por, fatkeqësisht nuk kemi mujt me eksportu. Kemi pas rënie dhe dëmtim. Por, shpresojmë se me kalimin e kohës hakon pandemia dhe kthehemi në normalitet”, ka thënë ajo.
Kooperativa Bujqësore “Krusha” synon tregje të reja dhe të shtojë numrin e punëtorëve, por në një hapësirë të vetme të brendshme, pasi aktualisht funksionon në tri objekte me qira./M.Avdimetaj/arbresh.info/
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...