Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka ndërpresë furnizimin me ujë në lagjen Bregu i Diellit në kryeqytet.
Kjo për shkak të rrjedhjes së madhe të ujit në rrugën “Fadil Ferati”, përcjell Arbresh.info.
KRU “Prishtina” bënë të ditur se ekipet teknike të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes për sanimin e defektit.
“Ju njoftojmë se për shkak të rrjedhjes së madhe të ujit në rrugën “Fadil Ferati” në lagjen Bregu i Diellit, kemi ndërprerë furnizimin me ujë në zonën e lartëcekur. Ekipet teknike të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes për sanimin e defektit. Mbeteni të informuar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...