KRU “Prishtina” ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

11:37 | 3 Qershor 2021
A Z

KRU” Prishtina” kanë njoftuar qytetarët se kanë lansuar platformën e faturës online, të cilën mund ta keni të gjithë, pa pasur nevojë për pranim fizik të faturës.

Në njoftim thuhet se përmes kartelës tuaj online, ju mund të gjeni edhe kodin e faturës, përmes të cilit mund të bëni pagesa me e – banking.

Ky ëshjtë njoftimi i plotë:

Të dashur konsumatorë të KRU” Prishtina” sh.a ,
Prishtinë, 3 qershor – Rikujtim / Ftesë / Ne kemi lansuar platformën e faturës online, të cilën mund ta keni të gjithë, pa pasur nevojë për pranim fizik të faturës . Brenda kartelës tuaj online, mund të gjeni edhe kodin e faturës, përmes të cilit mund të bëni pagesa me e – banking , shpejtë dhe sigurt. Ju inkurajojmë të kyçeni dhe të regjistroheni si konsumatorë të KRU ” Prishtina ”. Aty mund të shihni kartelën tuaj financiare, shpenzimin e ujit në metër kub, totalin e shpenzimit dhe faturimit, pagesat tuaja paraprake dhe të tanishme , numrin referent për atë cikël të faturimit e cila iu shërben për pagesë me e – banking, etj. Ju të cilët mund të hasni në ndonjë parregullsi në kartelën tuaj, psh. nëse keni realizuar ndonjë pagesë online përmes bankave komerciale apo institucioneve mikrofinanciare ( si shkak i mungesës së ofrimit të informatave gjatë procesit të pagesës, nga ana juaj ) dhe nuk e shihni që është shkarkuar në kartelë, ju inkurajojmë që të prezantoni te zyret e KRU ” Prishtina” sh.a. dëshmitë mbi pagesën e realizuar dhe borxhi juaj do të shlyhet nga sistemi. Kemi stafin e përkushtuar të cilët janë në shërbimin tuaj, lidhur me këtë çështje. Me të gjitha kapacitetet e punës po mundohemi që çdo ditë të jemi sa më afër kërkesave dhe ankesave tuaja karshi shërbimeve për ujësjellës e kanalizim.
Faleminderit për pagesa të rregullta të faturave për ujë!
Hyni në web faqe www.kru-prishtina.com./arbresh.info/

Të ngjashme