Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., krahas lehtësimit të kritereve për programimin e borxheve kërkon nga konsumatorët që, të përmbushin obligimin e tyre financiar ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.
Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësor, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi.
KRU “ Prishtina ” sh.a. ka filluar me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore tek Permbaruesit Privat ( kjo vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro).
Për një muaj ( janar-shkurt 2021) janë dërguar rreth 1000 lëndë të borxhlinjve te Përmbaruesit Privat ( kryesisht sektorin e bizneseve), me ç’rast zyra ligjore është duke përgatitur vazhdimisht edhe lëndë të tjera për procedurë përmbarimore. Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë për ju dhe do të vështiresonte përmbushjen e obligmit tuaj duke paguar taksën shtesë.
Ujësjellësi i Prishtinës është një ndër institucionet e fundit që po merret me dërgimin e lëndëve te Përmbaruesit, për shkak që kemi pasë konsideratë për periudhën e pandemisë.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...