Nesër (e enjte) do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Rahovecit.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton se duke filluar nga ora 08:00 do të realizohet një intervenim i planifikuar në rrjetin e ujësjellësit, i cili do të shkaktojë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të qytetit.
“Zonat e prekura dhe kohëzgjatja e ndërprerjes: Zona 1 dhe Zona 3 – ndërprerje për rreth 1orë, për të mundësuar montimin e një ventili në Zonën 2. Zona 2 – ndërprerje e pacaktuar deri në përfundimin e punimeve, për shkak të riparimit të një defekti në gypin kryesor të ujësjellësit. Ekipet tona teknike do të jenë në terren dhe do të punojnë me përkushtim për të rikthyer furnizimin me ujë në afatin më të shkurtër të mundshëm”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq