Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviq ka paraqitur propozimin për Vendim për fillimin e procedurës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen reciproke dhe shkëmbimin e patentë shoferëve.
“Është një Marrëveshje, qëllimi i së cilës është përmirësimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe lehtësimit të trafikut rrugor në territorin kombëtar të palëve. Republika e Kosovës tashmë e ka lidhur një marrëveshje të tillë me disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Bisedimet dhe negociatat janë duke u zhvilluar për përfundimin e një marrëveshjeje të ngjashme me disa shtete të tjera anëtare”, tha ministri Bozhinoviq, duke shtuar se miratimi i Vendimit do të mundësojë fillimin e negociatave për draft Marrëveshjen.
Aktualisht, në Republikën e Kroacisë, 590 shtetas të Kosovës kanë marrë qëndrim të përhershëm, dhe 8,082 prej tyre kanë marrë qëndrim të përkohshëm. 1,497 shtetas kroatë kanë një adresë të huaj të regjistruar në territorin e Kosovës, ndërsa 60 shtetas kroatë me vendbanim në Kroaci kanë të regjistruar një nisje të përkohshme për në Kosovë.
“Drafti i Marrëveshjes së lartpërmendur përcakton procedurën e njohjes dhe zëvendësimit, si dhe mënyrën e kontrollit të vlefshmërisë dhe besueshmërisë së patentë shoferëve, dhe pas përfundimit të negociatave, Ministria e Punëve të Brendshme do t’i dorëzojë Qeverisë një raport për negociatat dhe rezultati i tyre. Zbatimi i kësaj Marrëveshjeje nuk do të kërkojë mjete shtesë financiare nga Buxheti i Shtetit”, përfundoi ministri Bozhinovic.
Qeveria e Republikës së Kroacisë, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka miratuar Vendimin për fillimin e procedurës për lidhjen e Marrëveshjes në fjalë./Arbresh.info/
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...