Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, duke e akuzuar për pengim të qëllimshëm të funksionimit të ndërmarrjes dhe shtyrje drejt falimentimit.
Në njoftimin për media thuhet se Rama ka muaj që po ndërmerr veprime të dëmshme ndaj ndërmarrjes, duke filluar nga shpallja e tenderëve të jashtëligjshëm për privatizimin e shërbimit të pastrimit, deri te thirrjet për pagesën e faturave në Komunë dhe jo në ndërmarrje, shkruan Arbresh.info.
Sipas tyre, pavarësisht se Rama publikisht ka kërkuar subvencionim për ndërmarrjen gjatë ditës së djeshme, ai dhe asamblistët e LDK-së e kanë lëshuar sallën e Kuvendit Komunal sot, duke pamundësuar votimin e subvencionit të propozuar.
“Vetë kërkon subvencion dhe vet e bllokon miratimin e tij”, thuhet në reagim.
“Pastrimi” thekson se Komuna i ka borxh ndërmarrjes 2.7 milionë euro dhe paralajmëron pasoja serioze, siç janë mungesa e pagave për punëtorët dhe pamundësia për të furnizuar kamionët me karburante.
Pavarësisht kritikave, “Pastrimi” ka shprehur gatishmëri për dialog dhe bashkëpunim, duke e ftuar Ramën në takim për të gjetur zgjidhje në të mirë të qytetarëve dhe punëtorëve.
Në fund, ndërmarrja përmend vlerësimet pozitive të Auditorit Shtetëror, i cili e ka renditur “Pastrimin” ndër tri ndërmarrjet më të suksesshme në Kosovë, falë – siç theksohet – punës së ndershme të punëtorëve të saj./Arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...