Diplomati shqiptar dhe ish-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku është emëruar këshilltar për Politikë të Jashtme në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani.
Çollaku ka pranuar me kënaqësi ftesën e presidentes për t’u bashkuar me ekipin e saj, duke e cilësuar këtë si një mundësi të re për të kontribuar në shërbim të Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu krenarinë dhe falënderoi presidenten Osmani për besimin e dhënë.
“Deshira dhe vullneti im per ti sherbyer Kosoves si pjese thelbesore e ceshtjes kombetare shqiptare,me kete angazhim merr nje dimension e mundesi te re,per te cilen i jam mirenjohes e falenderues Presidentes Osmani per besimin dhe vleresimin. Ky angazhim me jep nje mundesi te shkelqyer per te qene midis Tiranes e Prishtines,me te njejtin angazhim politik e publik ,dhe vullnet per te kontribuar avancimit ne menyre te integruar te interesave tona kombetare e shteterore”, tha ai./Arbresh.info
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...