Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare

13:49 | 9 Prill 2026
Q L

Sot në Koshare, vendi ku u zhvillua beteja më e përgjakshme dhe më heroike e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qytetarë të shumtë, familjarë të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë kanë bërë homazhe për nder të atyre që dhanë jetën për liri.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e shoqëruar nga disa ministra të kabinetit qeveritar. Në fjalën e saj, Haxhiu theksoi se sakrifica e luftëtarëve të UÇK-së bëri të mundur arritjen e lirisë që Kosova sot gëzon, shkruan Arbresh.info.

“114 luftëtarë ranë dëshmorë dhe mbi 380 u plagosën gjatë betejës së Koshares. Ata e dinin rrezikun, por për liri u përballën me të gjitha sfidat dhe sakrifikuan jetën e tyre për të ardhmen tonë. Kjo betejë mbetet një nga më lavdishmet e historisë moderne të Kosovës,” deklaroi Haxhiu.

Në homazhe kanë marrë pjesë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Prezente ishin edhe përfaqësues nga OVL-UÇK-ja./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale