Krerët e tri partive kryesore opozitare në vend, Memli Krasniqi nga PDK, Lumir Abdexhiku nga LDK si dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj kanë arritur në zyrën e BE-së në Prishtinë, ku pritet të takohen me të dërguarit e ShBA-së dhe BE-së për dialogun, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak.
Takimi i tyre vjen pas takimit që kishte një ditë më parë kryeministri i vendit, Albin Kurti si dhe pas takimit që patën disa minuta më parë me Presidenten e vendit, Vjosa Osmanin raporton Arbresh.info.
Vizita e Eskobar dhe Lajçak në Kosovë, vjen pas tensionimit të situatës në veri të vendit./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë