Zyra e Dioqezës Prizren-Prishtinë, ka njoftuar se programi i festës së Krishtlindjes 2023 në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, që fillon më 24 dhjetor do të zgjasë deri në orët e mbrëmjes më 25 dhjetor.
Ipeshkvia Prizren-Prishtinë do të zhvillojë këto aktivitete në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
Sot në orën 18:00, do të organizohet pritja solemne e Krishtlindjes, e cila do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis” që gjendet tek Katedralja Shën Nënë Tereza, për këtë të ftuar janë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, trupi diplomatik dhe njerëz të kulturës, artit dhe miq e dashamirë.
Ndërsa në orën 23:30, fillon programi për Krishtlindje në Katedrale, i cili zgjatë deri në mesnatë.
Kurse në orën 24:00, Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza, të cilën do ta udhëheq Sh. T. Imzot Dodë Gjergji.
Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, njofton se edhe të hënën më 25 dhjetor do të ketë program.
Në orën 11:00 – meshë në Katedralen Shën Nënë Tereza, kurse në orën 18:00 – meshë në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë./rtk
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...