Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari aktual i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme nuk do të prodhonin gjendje tjetër.
Krasniqi ka thënë se zgjedhjet e parakohshme do të mund të vinin në shprehje, nëse paraprakisht do të bëheshin disa parapërgatitje.
“Ne besojmë se shkuarja në zgjedhje pa disa parapërgatitje nuk prodhon gjendje tjetër. Pra do të kemi ripërsëritje të gjendjes”, ka thënë Krasniqi, në RTK.
Sipas tij një e metë e madhe është reforma zgjedhor si dhe duhet të ndryshojë klima e komunikimit të partive politike.
Krasniqi ka thënë se Nisma Socialdemokrate do të jetë pjesë e debatit të ftuar nga LDK-ja dhe do ta thotë qëndrimin e vet.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...