Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar besimtarët katolik me rastin e festës së Krishtlindjeve.
Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren – Prishtinë, imzot Dodë Gjergji, në qendrën “Bogdanipolis” të Katedrales Shën Tereza në Prishtinë me rastin e Krishtlindjes, përcjell arbresh.info
“Shëndet, harmoni, paqe dhe shumë begati për ju dhe familjet tuaja. Gëzuar!”, shkruan Krasniqi.
Postimi i tij i plotë:
Krishtilindje t’bardha!
Sonte kisha kënaqësinë që të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren – Prishtinë, imzot Dodë Gjergji, në qendrën “Bogdanipolis” të Katedrales Shën Tereza në Prishtinë me rastin e Krishtlindjes!
Ipeshkvin e urova për festën e madhe të Krishtilndjes, e përmes tij edhe të gjithë qytetarët e besimit katolik në Kosovë.
Shëndet, harmoni, paqe dhe shumë begati për ju dhe familjet tuaja.
Gëzuar!
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt
Zyrtarët thonë se 63 persona janë lënduar nga sulmet iranian...
Ardian Gjini mesazh qytetarëve: Rruga jonë zgjidh nevojat e ...